Banka kineze miraton kredi prej $3.6 miliardë për Turqinë


AKARA (AA) – Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës (ICBC) ka miratuar një paketë kreditore 3.6 miliardë dollarë për sektorin turk të energjisë dhe transportit, deklaroi ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është kompletuar pakoja përfundimtare e institucioneve financiare kineze e vlefshme 3.6 miliardë dollarë, për sektorët privat, institucionet publike dhe bankat”, shkroi Albayrak në llogarinë e tij në Twitter.

Ministri Albayrak i quajti si “frytdhënëse” negociatat gjatë vizitës së tij në Kinë në muajin maj, ku kishte vizituar më shumë institucione në mesin e të cilave edhe ICBC-n.

ICBC Turkey është banka e parë kineze që ka filluar punën në Turqi, pasi paraprakisht në vitin 2015 bleu shumicën e aksioneve të një banke lokale.

Baby Boo