Banka Botërore me 290,7 milionë denarë do t’i ndihmojë 6 komuna


jashtë komuna nga Maqedonia morën 290,7 milionë denarë përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale të Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore.

Mjetet do t’i shfrytëzojnë komunat Kisella Vodë, kavadar, Ilinden, Studeniçan, Zhelinë dhe Qendra Zhupë, kryetarët e të cilave komuna nënshkruan marrëveshje sot në Minsitrinë e Financave me minsitrin Dragan tevdovski dhe drejtorin e zyres së Bankës botërore në Maqedoni, Marko Mantovaneli.

Do të realizohen tetë projekte të cilat parashohin ndërtim dhe rikonstruim të rerjtit rrugor lokal, kanalizimit atmosferik dhe rikonstruim të shkollave fillore.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve për tetë projekte të reja kapitale në gjashtë komuna, nga katër rajone të ndryshme është tregursi më i mirë se angazhohemi për zhvillim dhe për shërbime më të mira komunale njejtë për të gjitha komunat në Maqedoni. Përmes Projektit për përm irësim të shërbimeve komunale që Minsitria e Financave e zbaton me mbështetje të Bankës botërore insistohet që përmes investimeve në të mira kapitale – së pari qytetarët të marrin shërbime më të mira komunale dhe së dyti, të zhvillohet ekonomia lokale”, tha minsitri Tevdovski.

Drejtori i Zyres së Bankës botërore Mantovaneli theksoi se ky është program afatgjatë dhe se këto gjashtë marrëveshje janë të parat nga faza e dytë e Projektit.

“Për ne janë të rëndësishme shërbimet komunale sepse ato janë më të afërta me qytetarët dhe konsiderojmë se këtu mund të kontribuojmë më së shumti për qytetarët e Maqedonisë”, tha Mantovaneli, duke shtuar se sa më të mira të jenë shërbimet komunale, aq më të mira janë kushtet për përmirësim të cilësisë së punës së subjekteve afariste dhe qytetarëve.

Kryetarët e komunave shprehën kënaqësi bga nënshkrimi i marrëveshjeve. Ata i theksuan projektet për çka do t’i shfrytëzojnë mjetet, duke thënë se edhe më tutje aktivisht di të paraqiten për pjesëmarrje në programe në mënyrë që të realizojnë projekte që do t’i përmirësojnë kushtet në komuna.

Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale e zbaton MInistria e Financave me mbështetje të Bankës botërore, su dhe të BE-së përmes IPA-s.

Deri më tani në kuadër të këtij projekti janë realizuar mbi 70 projekte kapitale në mbi 40 komuna.

Ministri Dragan Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë se sa kanë borxh komunar, tha se ekzistojnë mekanizma për kontroll të detyrimit të komunave dhe se është sjellur zgjidhje ligjore për publikimin e obligimeve të pashlyera./Pacensure

Baby Boo