‘Ballkani ka qenë i gjithi helen’, këngëtarja e njohur shpërthen ndaj Arian Çanit: Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori të japë llogari


Këtë të premte gjatë debatit në studio në emisionin “Zonë e Lirë”, moderatori Arian Çani ka bërë një deklaratë provokuese, që ka ngjallur shumë reagime.

“Ballkani ka qenë i gjithi helen “Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha Çani.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë nga newsbomb, këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila në një shënim në “Facebook” e cilëson Çanin antishqiptar ku thekson se bojkoti i emisionit të tij është më minimalja që duhej bërë.

Më tej Stefa shton se me këtë deklaratë Çani ka cënuar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar, sakaq shkruan se po të kishte shtet ai duhej të ishte thirrur në Prokurori dhe të jepte llogari mbi këto deklarata.

“Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë!”, shkruan Rovena Stefa.

Baby Boo