“Ballkani i Hapur”, Vuçiq arrin në Pallatin e Brigadave


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur në Pallatin e Brigadave për “Open Ballkan”.
Ai u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Bashkë me Ramën dhe Vuçiqin i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zave.
Fillimisht të tre liderët do të zhvillojnë një takim të shkurtër pa praninë e delegacioneve të tyre dhe më pas do të zhvillohet seanca plenare ku do të ketë diskutime për të ardhmen e axhendës së “Ballkanit të Hapur”.

Rreth orës 11:30 është parashikuar të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal, njofton Klankosova.tv.
Në orën 13:00 të tre liderët do të dalin një konferencë për mediat. Gjatë këtij takimi është parashikuar që të përmbyllen 5 marrëveshje.

Marrëveshja e parë është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës, ndërsa marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me: skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore dhe për njohjen e ndersjelltë për operatorët ekonomikë.

Baby Boo