Ballistët reagojnë ndaj dëmit qe ju bë dje tetovarëve në Shkup


Reagim nga qytetarët e Tetovës
Drejtuar klubit të futbollit Shkëndija
Komunës së Tetovës
Qeverisë së Republikes se Maqedonisë
Partive Shqiptare në kuvendin e Maqedonisë
Dje në ndeshjen mes Shkëndijes se Tetovës dhe AIK nga Suedia në prani te mbi 7000 te pranishmëve nga te gjitha trojet shqiptare Shkëndija nuk pati fat ne gjuajtjet e penaltive dhe u eliminua ne xhiron e tretë te Conference League.

Diçka e pazakontë ka ndodhur ne parkingun që gjendet pas ambasadës së Shteteve te bashkuara te Amerikës, ku mbi 30 veturave u janë shpuar gomat e veturave dhe disave gjithashtu u janë thyer edhe xhamat. Është per te ardhur keq pasi e njejta ka ndodhur edhe më herët ne vitet 2015-2018 në ndeshjet e Shkëndijës ne Evropë ku veturat që parkoheshin „andej ures“ diku afër kopshtit zoologjik kishin problemet e njejta, e dje kjo ka ndodhur edhe në parkingun ku deri sot nuk ka pasur probleme te tilla.
Ngjarje të tilla janë të turpshme për këdo që e realizon qoftë ai i pales shqiptare apo maqedone pasi kjo shkakton revoltë tek Tetovarët sepse nesër mund te pësojnë edhe bizneset të ndryshme që punojnë dhe veprojnë në Tetovë.
Tetova është qyteti ku ka lindur universiteti, qyteti i luftës qyeti ku janë themeluar të gjitha partitë politike
Mjaftë duruam DUAM STADIUM

Baby Boo