Bajrami sjell pak gëzim për miliona afganë që përballen me urinë

Njerëzit në të gjithë Afganistanin festuan Bajramin të dielën, por për miliona afganë, ishte një ditë tjetër përpjekje për të vendosur ushqim në tryezë.

Më shumë se 90 për qind e afganëve janë përballur me mungesë ushqimi, sipas Kombeve të Bashkuara.

Jamal, i cili nuk dëshironte të tregonte emrin e tij të vërtetë, është ndër ata për të cilët Bajrami, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, i solli pak gëzim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 38-vjeçari po ballafaqohet për të përballuar jetesën pasi vendi gjeti vetën të mbërthyer nga një krizë e rëndë humanitare që nga pushtimi i talebanëve gushtin e kaluar.

Disa copa bukë nga furra e afërt është ajo që Jamal mund të sigurojë për familjen e tij prej 17 anëtarësh.

Një pjesë e bukës do të ruhet për më vonë për t’u ngrënë me çfarëdo vakti që ata mund të marrin nga miqtë dhe fqinjët bamirës.

“Por nuk pres që të marrim shumë edhe për Bajram. Kush do të më japë para ose ushqim? I gjithë qyteti jeton në varfëri. Unë kurrë nuk kam parë tiçka të tillë edhe në kampet e refugjatëve ku jam rritur”, tha ai, duke iu referuar edukimit të tij në kampet e refugjatëve në Pakistanin fqinj.

Një ish-zyrtar i nivelit të ulët qeveritar, Jamal kaloi pjesën më të madhe të muajit të Ramazanit duke kërkuar punë ose mbështetje për të gjetur ushqim për sehri (syfyr në arabisht), vakti para agimit dhe për iftar, vaktin për të prishur agjërimin në muzg.

Ramazani është muaji më i shenjtë në kalendarin islam, gjatë të cilit myslimanët agjërojnë nga agimi deri në muzg.