Bajrami nga Tetova bëhet me banesë


Miq dhe dashamirë
Ne që në fillim thamë se Bajrami nuk është i vetëm, dhe kjo u vërtetua!
FONDI PËR BAJRAMIN e përmbyll misionin me sukses.
I inforojmë të gjithë donatorët që ndanë nga buxheti i tyre për të ndihmuar Bali Azemi se shuma totale e grumbulluar për këtë qëllim është 57,769 euro (në disa valuta të ndryshme, përfshirë një veturë). Në këtë FOND, personi Bashkim Ramadani i cili ka patur qasje në kutitë e shpërndara nëpër qytet, si dhe tek një grup donatorësh që s’janë të njohur për FONDIN, ka dorëzuar 10,920 euro në total.
FONDI PËR BAJRAMIN, i udhëhequr nga hoxhë Nuhi Ganija, dhe i përbërë nga personat e bashkëngjitur në këtë postim, ka blerë një banesë prej 91 m2 (dhe podrum prej 11m2) në lagjen Blok 82, me çmim prej 55,000 euro. Shuma e mbetur prej 2,769 eurosh do të përdoret për të mbuluar harxhime të renovimit të banesës, për të cilat FONDI deri në këtë moment nuk ka gjetur donator.

Në fazën e ardhshme FONDI do të punojë që banesa e Bajramit të bëhet gati dhe e banueshme për familjen e tij.
Në emër të Bajramit dhe familjes së tij, FONDI PËR BAJRAMIN i falënderon të gjithë donatorët që arritën të realizojnë donacionin e tyre, dhe të gjithë donatorët tjerë që nuk ju dha mundësia që në këtë rast të ndihmojnë. Zoti ua shpërbleftë të gjithëve.

Baby Boo