Kryetari i partisë rome PCER, në një emision debativ ka thënë se ai që nga viti 1995 e këndej, personalisht i ka mësuar të gjithë politikanët në Maqedoni se si të korruptojnë votuesit dhe të manipulojnë me zgjedhjet, shkruan Fakte. Bajram madje ka pretenduar se jo vetëm në komunën e tij, por këtë “zanat” ua ka mësuar politikanëve në nivel shteti.
Amdi Bajram edhepse kishte sharë dhe ofenduar kryeministrin e tanishëm Zoran Zaev, deri sa ishte në koalicion me Gruevskin, këtyre ditëve u bë pjesë e qeverisë. Kjo ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi të mëdha edhe në radhët e socialdemolratëve maqedonas.
https://www.facebook.com/makstar2017new/videos/2126087390958140/