Bajrami: Kur shahet Pejgamberi, ofendohen dy miliardë myslimanë e miliona shqiptarë


Teologu, Mustafë Bajrami, ka treguar se pse feja islame i ndalon tentativat për ta paraqitur profetin Muhanmed në formë të ndonjë imazhi, e për më tepër si karikaturë. Ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova po ashtu e dënoi edhe veprimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili në Twitter e ka shpërndarë një shkrim të gazetës ‘LeFigaro’, në të cilën shiheshin disa karikatura të Profetit Muhamed.

“Muhamedi është pejgamberi i fundit, i dërguari i fundit nga Zoti ia sjellë njerëzimit shpalljen e Allahut, dhe pastaj e materializon në jetë këtë shpallje që quhet kuran”. “Është Pejgamberi me i dashuri tek Allahu. Përveç thirrjes së tij për besimin në Zot që njerëzit të largohen na politeizmi dhe nga besimet e ndryshme të dëmshme për njerëzimin, nga adhurimi i idhujve, i gurëve, hënës, diellit e të ngjashme, vet ky profet, pra Muhamedi pastaj e ndalon edhe përdorimin e formave të ndryshme apo gurëve, idhujve për t’iu besuar ose për t’iu rënë në sexhde, gjithsesi i ndalon edhe si forma përshkuese ose përafruese tek Zoti”.

“Pra i ndalon edhe nëse këto objekte përdoren si rrugëtime tek Zoti i vërtetë dhe këtë Allahu e thotë në mënyrë decive në Kuran”.

“Nisur nga frika se njerëzit do t’i rikthehen besimit dhe adhurimit të idhujve që kanë qenë para islamit, islami e ndalon dhe frika e pejgamberit niset nga këtu. Nga ky format i shpjegimit se pse Pejgamberi ose islami i ndalon idhujt dhe skulpturat e ndryshme që përdoreshin në vend të Zotit, nisur nga kjo sekuencë edhe fotografimi i Zotit, Pejgamberit, përfytyrimi i tij në ndonjë formë arkitektonike ose skulpture është i ndaluar. Prandaj imazhi i Pejgamberit i sjellë në forma të ndryshme, aq më keq në karikatura, përveç që është e ndaluar sipas islamit, është denigrim dhe ofendim ndaj personalitetit të pejgamberit”.

“E kam dënuar aktin makabër që ka ndodhur në Paris pa marr parasysh se kush e ka bërë, se ka dyshime se pas djaloshit 18- vjeçar qeqen janë edhe elemente tjera që e kanë sjellë gjendjen deri këtu vetëm e vetëm që të denigrohet islami si fe dhe myslimanet në Francë”.

“Pa marr parasysh se me çfarë prapavije e ka bërë këtë akt makabër, unë e kam dënuar, se vet Kurani i dënon akte të tilla. Ka dhjetëra hadithe të pejgamberit, vet ky pejgamber njihet edhe me shakatë e buta, që quhen latife, që i ka bërë me të afërmit e njerëzit që ka bashkëjetuar, pejgamberi i porisitë besimtaret e tij që të kenë kujdes shumë të madh ndaj feve, figurave fetare dhe ndaj pejgamberëve”.

“Përveç që e kam dënuar këtë rast, i kam dënuar edhe më parë karikaturat e revistës në fjalë, të cilat po i nxisin në një mënyre ose tjetër këto ngjarje”. “Përderisa mua me porosit Kurani dhe profeti që të kem kujdes ndaj shenjtërive edhe ndaj feve tjera, natyrisht se kam dhe do të kisha dhe do të reagoj gjithnjë nëse do të bëhej karikatura edhe për Jezu Krishtin”. “Sikur që e dënoj aktin makabër që ka ndodhur në Paris, njëjtë e dënoj ashpër çfarëdo pretendimi nga kushdo qoftë që vjen, e dënoj edhe ofendimin dhe sharjen e Muhamedit, se ofendohen dy miliardë myslimanë dhe miliona shqiptarë”.

“Liria e shprehjes është qenësore dhe ka të bëjë edhe me lirinë e fesë, por liria e shprehjes duhet ta ketë një kufi, p.sh. si do të ndjeheshin besimtarët e krishterë katolikë tek ne në Kosovë nëse qohet ndonjë i marrë dhe e bën karikaturën e nënës Terezë ose fotomontazhë të së shenjtës Terezë të zhveshur e lakuriqe dhe e boton nëpër revista?! Si do të ndjeheshin këta njerëz dhe kjo a mund të justifikohet? Liria e shprehjes nuk është absolute deri në atë masë sa të pranohet deri në aktin e caktuar”.

“E dënoj veprimin e ambasadorit Gashi, të cilin e kam çmuar deri te ky akti i gabuar. Ai ka gabuar keq se mund të jenë të involvuar në këtë rast qarqe apo shërbime të fshehta serbe që ta dëmtojnë imazhin e Kosovës”.

Baby Boo