Bajram Rexhepi ka një apel për banorët e Sellcës sa i përket koronavirusit


Të dashur miq.

Që të parandalojmë përhapjen e coronavirus-it, njëkohësisht edhe të dezinformatave, po ju informoj për situaten në fshatin Sellcë : Sot kemi tre raste aktive me covid-19. Kemi 6 te shëruar ,Per 4 testime priten rezultate

Ka disa raste me simptoma te theksuara, por që nuk kanë bërë teste. Në bazë te statistikave nga organizata botërore e shëndetësisë, pjesa dërmuese e bartësve te virusit, nuk kanë aspak simptoma, kështuqë sejcili nga ne mund të jemi bartës të virusit. Prandaj që të mos rrezikojmë jetët e të tjerëve duhet te kemi kujdes dhe përgjegjësi duke respektuar rekomandimet e institucioneve.

Unë kam vendosur që nesër namazin e Bajramit ta fal në shtëpi, dhe të gjithe të afërmve, Bajramin të ju uroj nëpërmjet telefonit. Të gjithë duhet t’a kuptojmë se mund te bëhemi shkaktarë që dikush të vdes nga pakujdesia jonë.
Ju jam mirënjohës për mirëkuptimin.

Baby Boo