Bajqinovci ndez debatin me PDK-në: “Nana e korrupsionit në Kosovë është PDK-ja, e cila kontrollon edhe LDK-në”


Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetes Idrizi të PDK-së, duke thënë edhe njëherë se PDK-ja është njëra ndër partitë më të korruptuara në vend, teksa ka përmendur disa skandale në PTK.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook se “Nana e korrupsionit në Kosovë, është PDK-ja, e cila ka nën kontrollë edhe kreun e LDK’së të cilët aty shërbejnë si aksesorë ose ndihmesa”.

“Edhe njëherë kolege: mund të jetohet pa vjedhur, më beso!”, ka shkruar ndër tjera Bajqinovci.

Postimi i tij i plotë:

1. Për me e ditë saktësisht se si ka qeverisë dhe si është sjellë PDK’ja me paranë publike apo pasurinë e qytetarëve, ilustrimi më i mirë do të ishte PTK’ja. Kur e kanë marrë pushtetin dhe shtrirë kontrollin përveç legal edhe ilegal, ajo ndërmarrje është vlerësu me 1 miliard euro vlerë dhe ka gjeneru afërsisht mbi 300 milionë euro dividentë dhe tatime për buxhetin. Kur PDK’ja e ka lënë pushtetin, ndërmarrja ka pasur minus deri në 44 milionë euro dhe sot është buzë falimentimit.
2. Eh tash, përfërsisht, diku më shumë e diku më pak, “qeverisja e mirë” e PDK’së e bazuar në teorinë ekonomike “rroga e vogël” por fitimi i madh, të njëjtin efekt e ka shkaktuar në secilin institucion e njësi ku ka kontrolluar, e i ka kontrolluar pothuajse të gjitha.
3. Pas 12 vitesh në pushtet, PDK institucionet i ka lënë në gjendje shumë më të keqe se sa i kishte marrë në 2008, ani pse në ndërkohë Kosova me ndihmën e partnerëve të SHBA e BE, ishte pavarësuar e kishte marrë asistenca të shumta për të ndërtuar standardet e qeverisjes demokratike dhe sundimin e ligjit.
4. PDK’ja në secilin institucion që e ka udhëhequr ose kontrolluar, tenderat në atë institucion janë shitur, licencat janë shitur, lejet janë shitur, subvencionet janë shitur, vendet e punës janë mbushur me militantë e njerëz të pa dijshëm në vend të të rinjëve meritor, madje që janë shkolluar jashtë.
5. Me një fjalë, nana e korrupsionit në Kosovë, është PDK’ja, e cila, ka nën kontrollë edhe kreun e LDK’së të cilët aty shërbejnë si aksesorë ose ndihmësa. Prandaj mbrëmë kam thënë se është shumë me rëndësi që PDK’së t’i mbushet mendja që të mos vjedhë më. Imagjinoni çfarë zhvillimi i madh politik, shoqëror e ekonomik do të pësonte Kosova, sikur PDK’ja të bindej që të mos vjedhë më. Do të çliroheshin nga një barrë e rëndë, do të çlirohej shteti e shoqëria, do të çlirohej edhe Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullahu.
6. Edhe njëherë kolege: mund të jetohet pa vjedhur, më beso!

Baby Boo