Bahtiri: Albin Kurti nuk rrëzohet, kot e ka opozita


Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mohuar se opozita mund të rrezojë kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti mund ta rrezojë vetëm veten dhe askush tjetër.

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Bahtiri ka ftuar të gjitha subjektet politike opozitare që ta mbështesin kryeministrin për veriun.

“Kjo duhet të na bashkoj dhe së bashku e kemi vështirë me dalë se kjo në këtë formë të cilët unë i shoh që kanë të njëanshëm dhe e përdorin edhe atë kartë për ta rrëzuar Albin Kurtin. Albin Kurti nuk rrëzohet. Albini mundet ta rrëzoj vetëm veten dhe askush tjetër. Për arsye se i shoh rrethanat dhe diplomatët të cilat bëjnë takime me ta dhe thonë se disa prej tyre se me Albinin apo pa Albinin do ta bëjmë dhe pa kryeministrin nuk mund të bëjë askush”, ka thënë ai.

Bahtiri ka vlerësuar se të në kaluarën Kurti ka mbështetur të gjitha qeveritë kur ka qenë fjala për veriun.

“Kur është çështja e veriut duhet të gjithë të jenë një. Edhe në qeveritë tjera kur ka qenë çështja e veriut Albini ka qenë pro, 100 për qind. Unë e di shumë mirë që ka qenë pro 100 për qind në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe të gjithë akterëve që kanë dashtë me ruajt atë pjesë. Kundër Asociacionit është edhe sot edhe nesër, edhe pasnesër dhe kurrë nuk do të ndodh Asociacioni me Albin Kurtin”, është shprehur Bahtiri.

Baby Boo