Bad News Eagles shkruajnë historinë përsëri – Kualifikohen në turneun më të madh të CS:GO në Brazil


Ekipi shqiptar Bad News Eagles edhe njëherë ka shkruar historinë duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO në Brazil, pasi mposhtën ekipin forZe në ndeshjen vendimtare. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për ekipin shqiptar, pasi ishin duke humbur 1-0 me mapa, arritën që të kthehen në dy të fundit për të përfunduar ndeshjen me rezultat 2-1. Lojtari i Bad News Eagles, rigoN arriti që të rikthehej në formë në ndeshjen vendimtare duke e ndihmuar ekipin e tij me një paraqitje fantastike në mapin e fundit ‘Mirage’. /Telegrafi/
https://twitter.com/_badnewseagles/status/1578845018881937408/photo/1

Baby Boo