Bad News Eagles fiton ndeshjen ndaj SINNERS dhe siguron finalen në turneun e CS:GO Elisa Invitational


Ekipi shqiptar, Bad News Eagle është një ndeshje larg për t’u shpallur fitues i turneut Elisa Invitational si dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun i cili do të mbahet LAN në qytetin Espoo të Finlandës. Ndeshja gjysmëfinale e Bad News Eagles ndaj SINNERS përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar. Mapin e parë e fituan me rezultat 16-13, ndërsa në mapin e dytë rezultati ishte më i ngushtë 16-14.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall snajperisiti i ekipit shqiptar Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me vlerësimin 1.38 nga HLTV.Ndeshjen finale, Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot (e shtunë), duke filluar nga ora 20:00 ndaj ekipit francez HEET. Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 25.000 dollarësh, si dhe një vend në turneun LAN që do të mbahet në Espoo të Finlandës. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/CfhEo9nI0Ij/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1ea75244-4911-470f-a689-d6398ce3ffe3

Baby Boo