Bad News Eagles eliminohen nga “Eastern European Masters Spring”


Ekipi kosovar i CS:GO, Bad News Eagles, janë eliminuar nga gara “Eastern European Masters Spring”, pasi pësuan 2-0 në gjysmëfinale nga ekipi rus, Cloud9.

“Shqiponjat” pësuan në duelin e parë në “Mirage” pas tri shtesave me shifrat 22-25, ndërsa në “Vertigo” humbën 16-12.

Bad News Eagles arritën në këtë fazë të garës pas tri ndeshjeve në grup, ku mposhtën ekipin serb iNation (19-17) dhe atë turk, Eternal Fire (16-12), ndërsa pësuan nga bullgarët e VOYVODA (4-16).

Baby Boo