Bachmann: Në tetor mund të fillojë vaksinimi kundër koronavirusit

Foto: Philippe Rossier, 19.03.2020, Bern, Inselspital, Prof. Dr. Martin Bachmann, 52, Leiter Bereich Immunologie. Inti und Porträt, Bild im Labor mit ein Teil seines Team. Bachmann (2vl) hebt der neue Impfstoff

Imunizimi masiv me një vaksinë të zhvilluar rishtazi kundër koronavirusit mund të fillojë në Zvicër në tetor, sipas imunologut Martin Bachmann.

Organi rregullator kombëtar ”Swissmedic” konfirmoi se ishte në bisedime me shkencëtarë, përfshirë Bachmann, i cili punon në Spitalin Universitar të Bernës.

“Koha në dispozicion është optimale”, i tha zëdhënësi i ”Swissmedic”, Lukas Jaggi agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

”Nëse vaksina plotëson të gjitha kërkesat, një vendim për dritën jeshile mund të vijë para fundit të vitit”, sipas zëdhënësit.

Bachmann u tha gazetarëve se ai tashmë ka kryer teste të suksesshme duke përdorur minj.

Bachmann përdori sekuencën e gjeneve të virusit Sars-CoV-2 që Kina publikoi në janar për të izoluar proteinat që lejojnë që virusi të fiksohet në qelizat njerëzore.

Partnerët kinezë dhe letonezë janë të përfshirë në projektin e vaksinës.

Baby Boo