Babai shqiptar arrestohet për vrasjen e së bijës pasi doli natën me shoqet


Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, po mbahet i arrestuar nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë. Babai 49-vjeçar ishte pranë saj, brenda në makinë, i lyer me gjak dhe me plagë të lehta në bark. Policisë iu desh të thyente xhamin e makinës që t’i nxirrte të dy.

Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Vajza njihej si studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore, dhe tepër ambicioze, me nota maksimale. Gjimnazin e kishte mbaruar në vitin 2016 me mesatare 99.36 nga 100.Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.

Baby Boo