Babai plagosi me thikë të birin, kapet nga policia!


Një 64-vjeçar në Peqin u kap nga policia a pasi plagosi djalin e tij. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale Y.S, banues në fshatin Vashaj.

Sipas policisë, 64-vjeçari për motive të dobëta ka goditur me thikë djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Baby Boo