Babai përplas me traktor vajzën 3-vjeç


Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë rreth orës 11:15 në fshatin Çerven të Fierit. Teksa po drejtonte traktorin në oborrin e banesës shtetasi E. T., ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 11:15 në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve” njofton policia shqiptare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo