Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur, mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit


Një prind nga Mitrovica, para pak minutave, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka shpallur djalin e tij të vdekur. Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ai ka shpëtuar.
Fëmija, A.B., nga Mitrovica për 15 minuta u shpall i vdekur.

Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15-vjeçarit. Për disa minuta statusi i tij mori dhenë në Facebook.

Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15-vjeçarit. Për disa minuta statusi i tij mori dhenë në Facebook.

M.B., nga veriu i Mitrovicës, njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se djali i tij që ra në pishinë ka ndërruar jetë. Por pas pak minutash statusi i tij që doli të jetë i rrejshëm, u fshi.

Mjekët arritën ta shpëtojnë djalin i cili ndodhet në komë.

Ai për Express ka sqaruar se u ngut me këtë lajm dhe se të njëjtin e ka shkruar për shkak të thirjeve të shumta që ia kanë bërë të afërmit për t’u interesuar rreth shëndetit të birit të tyre.

 

Baby Boo