Babai këshillon Ozilin: Largohu nga kombëtarja


Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil ka mbetur i zhgënjyer dhe i fyer nga trajtimi që i kanë bërë këtë verë në kombëtaren e Gjermanisë, lajm që konfirmohet nga babai i tij, Mustafa Ozil. Madje ky i fundit shprehet se i ka këshilluar djalit të tij që të mos luajë më me kombëtaren e Gjermanisë në të ardhmen. Kritikat karshi Mesut Ozil kanë ardhur para fillimit të Botërorit, kur ai dhe shoku i tij i kombëtares Olkaj Gundogan takuan presidentin e Turqisë, Taip Erdogan, për shkak të origjinës së tyre, duke i dhuruar edhe një fanellë. Jo vetëm kaq, por edhe fansat e Gjermanisë e kanë ofenduar para miqësores që Gjermania humbi me Austrinë para Botërorit. “Nëse do të isha në vendin e tij, do të thosha “mjaft më”. Mesut është fyer dhe zhgënjyer para Botërorit, në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë. Askush nuk i doli në mbrojtje edhe pse ka 9 vjet që luan me fanellën e Gjermanisë. Njerëzit gjithnjë shprehen se nëse Gjermania fiton kjo është meritë e grupit, por nëse humbet kjo ndodh për faj të Ozil. Kjo është e turpshme”, u shpreh Mustafa Ozil. “Mesut ka qenë një shembull gjatë gjithë këtyre viteve, ndaj po krijohet një situatë absurd.

Ai e do Gjermaninë dhe e ka treguar gjithnjë këtë gjë, ndaj nuk është e ndershme ky trajtim që po i bëhet. Nuk është hera e parë që Mesut del në fotografi me Erdogan, por politika nuk ka përse të përzihet në çështjet private të lojtarit. Ne nuk jemi marrë asnjëherë me politikë, Mesut është një sportist dhe futbolli nuk ka të bëjë me politikë”, tha Mustafa Ozil, që këshillon djalin 29-vjeçar të mos luajë më me kombëtaren gjermane.

Baby Boo