Babai i Vanjës pritet të sillet në Gjykatën Penale në Shkup


Babai i Vanja Gjorçevskës sot pasdite pritet të dalë para gjykatësit për procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup.

Ai është marrë në pyetje mbrëmë në stacionin policor, ndërsa sot në një konferencë për media, kryeprokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, Gabril Bubevski tha se provat rrethanore tregojnë se organizatorët e kanë marrë informacionin nga babai i saj se kur do të dalë vajza nga banesa.

– Për momentin kemi prova për babain se ai indirekt ka marrë pjesë në informimin se kur do të dalë vajza nga shtëpia për ta marrë. Nuk kemi dijeni se ai ishte i përfshirë në motivin e vrasjes. Njëri nga të dyshuarit tha se informatat për vajzën i ka marrë nga babai, tha Bubevski në konferencën e mëngjesit për media, i cili shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

Në konferencën për media u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre prej të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 ditësh.

Baby Boo