Babai i të vrarëve të rastit Monstra:le të publikohen bisedat e përgjuara


Babai i njërit prej djemve të vrarë tek Liqeni i Smillkovës, Goran Nakevski, i kërkon gjykatës që të publikohen bisedat që funksionarët e BDI së thotë se i kanë zhvilluar me të akuzuarit e rastit Monstra e që janë deklasifikuar tashmë. Nakevski tha se në biseda dëgjohen Bekim Neziri, Nevzat Bejta, Safet Neziri dhe Bujar Osmani, por nuk e tregoi përmbajtjen. Nakevski tha se janë numrat e pesë funksionarëve por nuk e tregoi edhe emrin e funksionarit të pestë. Ai dhe familjarët e tjerë i thanë gjykatës se derisa BDI-ja të jetë në pushtet, rasti Monstra asnjëherë nuk do të zbardhet. “Derisa ti zbuloni para të gjithëve funksionarët e BDI-së, kështu do të zvarritet procesi. Na e jepni dosjen e deklasifikuar. Mos e mbani sekret. BDI-ja e dikton këtë proces që të shkojë kështu. Derisa të na e jepni dosjen ku janë bisedat e Bekim Nezirit, Nevzat Bejtës, Bujar Osmanit, Safet Nezirit dhe derisa BDI të jetë në pushtet, kështu do të jetë. U bënë tetë vite dhe rasti nuk u përmbyll”, i tha Nakevski gjykatës.

Gjatë vitit të kaluar kjo temë e numrave të funksionarëve të BDI së që kanë biseduar me të akuzuarit u riaktualizua, kur babai i njëri prej djemve të vrarë Goran Nakevski kërkoi nga gjykata që ti deklasifikojë bisedat dhe të gjithë t’i shuajnë dyshimet për përmbajtjen. “Të kujt janë numrat telefonik që janë klasifikuar si sekret shtetëror e nëpërmjet të cilëve është realizuar komunikimi me të akuzuarit në rastin “Monstra” “, pyeti në sallën e gjykimit Goran Nakevski më 17 prill të vitit 2018. Ai pati akuzuar zyrtarët e BDI-së për lidhje me rastin Monstra dhe me përgjegjësi morale dhe penale deklaroi se kur ka qenë tek kryeministri në takim, ai i ka premtuar se të ashtuquajturat “pesë sekrete shtetërore” do të publikohen.

“Atëherë e kishte kundërshtare BDI-në dhe thoshte se janë gjashtë funksionarë të përfshirë. Na tregoi transkripte në prani të avokatëve Dafinka dhe Filip Medarski. Ishin edhe baballarët e tjerë të djemve. Për shkaqe politike premtimi i tij nuk u përmbush. Kërkoj të merrni deklaratë nga gjithë prindërit që ishim në atë takim. Në e dimë se ato materiale për momentin gjenden në LSDM. Kërkojmë ta bastisni selinë e tyre pasi ata shantazhojnë me këto materiale, dhe ne nuk gënjejmë. Le të vijë të ballafaqohemi para juve” , pati deklaruar Nakevski në prill të vitit 2018

Baby Boo