Babai i revoltuar pasi ja ngacmuan djalin, shkon i rre*h nxënësit!


Prindërit e dy fëmijëve kanë raportuar dje në polici se në shkollën e fshatit Tabanovc, 43-vjeçari I.S. sulmoi të miturit. Gjatë ditës, por disa orë më vonë, i akuzuari sërish ka denoncuar në polici se fëmija i tij është sulmuar nga nxënësit e klasës së nëntë.

Me datë 17.03.2023 në ora 14:50, S.V.(33) nga fshati Çetircë ka raportuar se rreth orës 09:20 në shkollën fillore në fshatin Tabanovc, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga I.S.(43) nga fshati Gorno Koynare . Të njëjtën ditë, në orën 15:10, S.S.(41) nga fshati Gorno Kojnare ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga I.S në shkollë, ndërsa rreth orës 16:10, I.S. ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga nxënësit e klasës së nëntë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, bëjnë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Baby Boo