Babai i Lionel Messit, Jorge Messi tregon se si u ndje kur e pa djalin e tij në fanellën e PSG-së dhe a u tradhtua nga Barcelona


Babi i Lionel Messit, Jorge, më në fund ka vendosur të thyej heshtjen rreth largimit të djalit të tij nga Barcelona.
Ylli argjentinas e kompletoi kalimin te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, pasi Blaugranasit nuk mund të nënshkruanin me të shkaku që janë në kr*izë financiare.

Derisa e kompletoi kalimin te skuadra franceze, Jorge Messi është pyetur se a ndihet i lënduar nga Barcelona: “Jo, jo me klubin”. “(Ndihem i lënduar) nga disa njerëz, kjo është e gjitha”.
Jorge u pyet edhe si u ndje kur e pa Messin duke luajtur për PSG-në. Përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Kështu e ka jeta”.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i dha fund aventurës së tij 21 vjeçare te Barcelona, duke befasuar të gjithë me lëvizjen në Paris,
Debutimi i Messit erdhi në fundjavën që shkoi në fitoren 2-0 të PSG-së ndaj Reims, që të dyja të shënuara nga Kylian Mbappe.

Baby Boo