Babai i Klodian Rashës bën gjestin e MADH, paratë që kanë dhuruar për Klodianin i jep 11-vjeçaren që vuan nga skolioza


Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha ka bërë një tjetër gjest fisnik. Më herët ai deklaroi se pensionin e miratuar nga qeveria për Klodianin do ta jepte për bamirësi, pasi nuk kishte nevojë për to, dhe se Klodiani nuk kthehej më.

Sot z.Qazim ka prekur me aktin e tij fisnik, duke deklaruar se të gjitha paratë që janë dhuruar për Klodianin, do t’i dhurojë për Adisën, vajzën 11-vjeçare nga Shkupi që vuan nga skolioza.

Ai falenderoi këngëtarin Noizy dhe gjithë të tjetër që kanë mbledhur donacione për Klodianin, por tha se nuk mund të pranojë para për të, ndaj do i dhurojë për bamirësi.

Rasha: Jam pa fjalë. Çdo zemër të shërohet, çdo nënë të gëzojë çdo fëmijë të shpëtojë. Zoti bekoftë zemrat e shqiptarëve. Asnjë familje mos e përjetoftë këtë që përjetova unë. Bëni mirë se zoti do jua kthejë në të mirë. Mua më iku djali në lule të rinisë! Falenderoj babain e Noizyt që me kërkesë të tij kërkoi të ndihmojë familjen time. Nuk mund të fusë në shtëpi gjëra për Klodianin, sepse çfarë pati për të marrë i mori me vete. Por dua që t’i falenderoj për atë që bënë për Klodianin. Të mundohemi që të shërojmë një zemër. Mos lëndoni zemra. Mos krijoni dhimbje. Shpëtoni jetë mos merrni jetë. Të gjitha këto lekë që janë dhënë për Klodianin unë i jap për Adisën e vogël. Të shërohet ajo të rritet në paqe.

Naçi: Qazimi na i mbushi dhe njëherë zemrat me dashuri dhe sytë me lot. Ka qenë dëshira e tij që të ardhurat që i kanë sjellë për shpirtin e Klodit t’i japë për të shëruar vajzën nga Shkupi.

Baby Boo