Babai i infermieres në Pejë: “Kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve”


Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë. Ai i kërkoi falje publike popullit shqiptar dhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova.

“Në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj.

Baby Boo