Babai i Aulon Zekës publikon foton e vrasësit të djalit, kritikon gjyqësinë për dënimin që ia dha

Babai i të ndjerit Aulon Zeka, Afrim Zeka, ka shpërndarë një fotografi të vrasësit të djalit të tij dhe ka shprehur mllefin me dënimin e vogël që ai mori.

Baby Boo Tinex

Sipas tij, me këtë dënim kaq të vogël të miturit tjerë marrin kurajë për ta vrarë dikënd.

Ky është statusi që ka postuar Zeka:

G. H quhet, ky është vrasësi i Aulon Zekës ky idiot ishte vetëm me Aulonin kur e kreu vrasjen mbrapa shkollës Model ku e qëlloj mbrapa shpine në mënyrën ma të ligë me 4 plumba pa kurfar kacafytje dhe u denua me 9 vite e 6 muaj burg !!! paramendoni o ju njerëz po edhe gjygjësija e kosovës jan njerëz a keni edhe ju fëmijë dhe a mendoni pak sa ka të mitur që marrin kurajo me e vra dikënd e mund të jetë pikërisht anëtar i familjes së juaj !!! dhe kta të mitur tash veq marrin kurajo kur e din qe vetem 10 vite mund të denohen nuk është ky ligj për shqipëtar jo por secila shpi i ka ligjet e veta e unë shyqyr Zotit e kam shpin timen,i falenderoj të gjith ata që ndan dhimbjen me ne e na përkrahin gjatë gjithë kohes e shifemi së shpejti me ankesën e radhës dhe me protesta…

Restorant Lumare