Babai i Almirit edhe i përvëluar edhe i burgosur


Urim SALIHU

Domethënë Bobani është vrasës.E vërtetuat duke e dënuar me gjashtë vjet që proporcionalisht me atëqë e ka bërë është aq pak sa është i barabartë si të jetë i lirë.Këtu s’ka më shpresë se gjyqësia do vijë.Ajo mbetet brenda mendjeve të errëta të të pashpirtëve që janë të gatshëm të gjurmojnë deri në pafundësi vetëm ta lehtësojnë një vrasës që këputi një jetë të njomë,të shtrenjtë.Disa ditë më herët e liruat.Ju e keni humbur kontrollin dhe mbase një ditë kur drejtësia do vijë , vitet që duhej ti mbante në burg Bobani do ti mbajnë ata që e mbrojtën atë.

Pra Bobani është një mizor , fytyra e tij prej së largu diktohet se nuk është e një frikacaku, por e një njeriu të etur për gjak.Ajo është fytyra e një krimineli, një njeriu neveritës që t’a kall datën.Por Bobani nuk është shqiptar.Të ishte i tillë do kishte një dënim të përjetshëm .Kjo tingëllon sikur ata që dhanë verdiktin final të kenë folur : shiko Boban ne do të të dënojmë por për inat do ta dënojmë edhe babain e viktimës.

Atij që Bobani ia dha zinë e përjetshme, ia morri lumturinë e përhershme dhe tani duhet të vuajë edhe dënim në dhomat e akullta të burgjeve të stërmbushura me shqiptarë të pafajshëm të dënuar nga mllefi i gjykatësve të ashpër, të pa shpirt .

Pra Bobani është një vrasës.Vrau një fëmijë .Nëse ishte në panik dhe frikë pse nuk shkeli dikë tjetër.Nëse ishte pa vetëdije pse nuk lëshoi lirë timonin e veturës dhe të shkelte kë të mundte , por shkoi pikërisht tek babai i Almirit.Mes mijëra pyetjeve që s’kanë më rëndësi , është një fëmijë që ka ikur përgjithmonë.

Almiri u ekzekutua nga një përbindësh.Njerëzit normal nuk vrasin jetë të pambrojtura, aq më pak fëmijë.Një ëndërr e këputur në mes.

Gjykatës të ashpër , duke u dhënë kaq pak dënim vrasësve ju u jepni fuqi kriminelëve tjerë që të kryejnë vepra të rënda.Secili për gjashtë vite burg është i gatshëm qoftë edhe për një cështje banale tia merr jetën një tjetri.

Almiri u vra sërish.Kaq zgjasin edhe reagimet tona.Tre ditë.Si shumë vdekje tjera që kanë ndodhur, si shumë privime nga liria të shumë të pafajshmëve që kanë ndodhur, ne kemi zhurmuar tre ditë dhe më pas heshtje,heshtje, heshtje.

Koridoret e gjykatave ngjajnë si vende “kasapësh “ku priten fate njerëzish.Cështja është se kush e ka rradhën nga urdhërat e errëta të tyre që në emër të ligjit janë të gatshëm ti përpijnë jetët e pafajshme.

Almir na fal që jemi kaq të pafuqishëm që të bëjmë dicka rreth fatit tënd dhe na fal poashtu që do ta shohim nga distanca si babai yt do vuajë dënimin e dytë.Njëri ishte ikja yte që e përvëloi dhe tani është jeta prapa grilave që e pret.Edhe i përvëluar edhe i burgosur.

Baby Boo