Babai i Almir Aliut: Dua drejtësi, jo mëshirë


Gjykata Themelore e Kumanovës ka thirrur për 19 shkurt seancën për rigjykimin e rastit të Almir Aliut. Familja Aliu ka mirëpritur këtë vendim, por ka shprehur skepticizëm për procesin e rigjykimit. Babai i Almirit, Sedat Aliu thekson se nga gjykata nuk kërkon mëshirë, por vetëm drejtësi.

Neve gjithmonë kemi kërkuar vetëm se drejtësi dhe nuk kemi kërkuar mëshirë nga askush. Gjykata  e Apelit në Shkup i ka parë vërejtjet dhe e ka vlerësuar si të arsyeshme që lëndën ta kthejë për shkak të lëshimeve të Gjykatës së Kumanovës. Tanimë nga Gjykata presim që të mos përsëriten këto gabime. Nga Gjykata Kumanovës kërkojmë vetëm drejtësi e jo mëshirë- deklaroi Sedat Aliu, babai i Almir Aliut.

Gjykata e Apelit për rastin e Almir Aliut

“Gjykata ta vërtetojë nëse i akuzuari Boban Iliq, veprën e ka kryer me paramendim apo nga pakujdesia. Të vërtetohet nëse ekspertët psikiatrik që kanë bërë ekspertizat kanë pasur ose jo licenca valide dhe në përputhje me Ligjin për ekspertizë ligjore”.

Baby Boo