Babai e ka mbajtur të lidhur me litar për 4 vite, historia prekëse e Amrit nga Kavaja (VIDEO)


Amri Popoi është 12 vjeç por është në klasën e dytë sepse për 4 vite  rresht ai, i vëllai dhe e ëma janë mbajtur të lidhur nga i ati me probleme mendore dhe i dhunshëm.

Mësuesja e Amrit tregoi historinë prekëse të 12-vjeçarit për emisionin “Stop”. “Unë në klasën time kam 24 nxënës, të gjithë janë të mrekullueshëm, por kam një nxënës që është i veçantë nga të tjerët sepse ka një histori të tmerrshme familjare”

“Rasti i fundit me babin e Amrit ishte që kishte marrë sëpatën dhe kishte kërcënuar jo vetëm fëmijët, por edhe gjyshin dhe njerëzit e tjerë që kishin shkuar nga bashkia për të ndihmuar këtë fëmijë”, tregoi mësuesja Klorida Teferiçi.

“Ai është kaq i qetë e i urtë. Nuk është absolutisht agresiv, është gjithmonë drejt paqes. Ai është një nga nxënësit më të shkëlqyer të klasës sime, një fëmijë me vullnet të paparë dhe shumë sistematik, që nuk bën asnjëherë mungesa. Është një fëmijë i mrekullueshëm”, u shpreh mësuese Klorida.

“Dua të bëhem polic sepse dua të vendos rregullin dhe të ndihmoj të gjithë njerëzit që janë në nevojë”, u përgjigj Amri kur gazetarja e pyeti çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet.

Videoja e plotë: https://youtu.be/0GqeCenPiwM

Baby Boo