Baba mekanik i puth duart djaIit: Mos ik nga vendi, mësoje zanatin!


Që nga viti 2013 e deri më sot, më shumë se 930 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në vendet e Europës, por jo vetëm. Nga statistikat, janë të rinjtë ata që kanë zgjedhur të largohen, por nuk mbeten pas edhe mosha më e madhe.

Të ndodhur në këto shifra, prindërit në Shqipëri, i druhen shumë faktit se mos fëmijët e tyre largohen nga vendi, duke rrezikuar jetën, pasi shumë prej të rinjve në vitet e fundit janë larguar me gomone për në Angli.

I tillë është rasti i Afrim Cenaj nga Kukësi. Ai është mekanik në qytetin verior dhe ka një djalë tek të 20-tat. Afrimi tregon për JOQ se po i mëson djalit të tij zanatin e mekanikut dhe po e bind që të mos largohet nga Shqipëria, pavarësisht shpresës së pakët se vendi ynë një ditë do të bëhet si të gjithë vendet e Europës.

Në simbolikë të kësaj, ai ka dërguar një fotografi, teksa i puth duart djalit të tij, pranë biznesit që ka hapur.

“Kjo është një foto e imja me djalin, po i puth duart se nuk dua që të emigrojë. Dua që të luftojmë për vendin tonë dhe jo për emigrimin. Edhe zanatin po ia mësoj djalit”– thotë Afrimi për JOQ!

Baby Boo