Azizi i përgjigjet Qokut: Bilall Kasami ka bërë me dhjetra padi, por asnjëra s’është procesu


Adnan Azizi:

“I dashur Bekim Qoku, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i ka bërë me dhjetëra padi në Komunen e Tetovës, por asnjëra s’është procesu, por përkundrazi i kanë shfajësu keqpërdoruesit. P.S. Mos harro se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit janë nipër, fëmijë të pushtetarëve”.

Reagimi i Adnan Azizit erdhi pas statusit të publikuar në facebook të z.Bekim Qoku.

Ja postimi i tij:

“Partitë politike, përpara se të hedhin kritika e akuza virtuale ndaj Ramiz Merkos dhe BDI-së, të na thonë njëherë se sa padi penale kanë depozituar konkretisht pranë prokurorisë lokale apo republikane. Sa di unë, ASH ka bërë vetëm një përpjekje në 2017 të deponojë parregullësi me godinën e Universitetit të Merkos, që nuk u pranua nga prokuroria, por kaq. Asnjë tentativë tjetër, nga asnjë parti tjetër, kurrë. Vetëm llafe, vetëm postime nëpër rrjete sociale.”

Baby Boo