AZILI NUK E PENGON EKSTRADIMIN, DESKOSKA: KEMI BASHKËPUNIM TË MIRË ME HUNGARINË


Hungaria asnjëherë nuk ka pasur ankesa për gjendjen e sistemit gjyqësor dhe burgjeve të Maqedonisë, dhe për këtë shkak, ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, beson se ekstradimi do të ndodhë.

Ajo thotë se ligji hungarez mundëson edhe tërheqjen e azilit pasi ai të jepet, gjë që e bën të besojë se Gruevskin do ta sjellin para drejtësisë.

“Sipas drejtës ndërkombëtare kur të dorëzohet kërkesë për azil , kur shteti të dorëzojë kërkesë për ekstradim, ato dy procese nëse zhvillohen paralelisht atëherë ekstradimi duhet të pret që njëherë të sillet vendimi në lidhje me kërkesën për azil. Ndërsa nëse nuk sillet aspak vendim në lidhje me azilin atëherë nuk fillohet as procedura për ekstradim derisa nuk sillet vendim në procedurën për azil. Domethënë kjo procedurë e cila po zhvillohet deri tani në Hungari është procedurë të cilën ne e prisnim dhe ishin në dijeni se njëherë do ti jepet përparësi kërkesës së azilit, që pastaj të merret parasysh çështja e ekstradimit”, tha Renata Deskoska, Minsitre e Drejtësisë.

Por, nuk ka asnjë shenjë se autoritetet hungareze mendojnë të zmbrapsen. Ministri hungarezë i Drejtësisë, Lazllo Troshani, thotë që duhet të merret parasysh se ai ka qenë ish kryeministër që duhej të burgoset.

“Të jem i sinqertë, kur ish-kryeministri është dërguar në burg, situata e tij nuk është e lehtë. Nuk i kam lexuar arsyetimet e vendimit, por sipas mendimit tim duhet të shqyrtojmë kërcënimet dhe kredibilitetin e kërcënimeve. Nëse ato janë të besueshme, kuptohet, personi do të fitojë statusin e të arratisurit. Çështje tjetër është që maqedonasit protestojnë dhe kërkojnë ekstradim.

Nëse dikush e merr statusin e të arratisurit, atëherë merr të ashtuquajturin certifikatë të arratisurit, mund të fitojë dokumente udhëtimi, e më pas mundet që lirshëm të lëviz. Secili që ka marrë statusin e të arratisurit, sipas rrugullativave ndërkombëtare të BE-së, ka të drejtë për lëvizje të lire”, tha Ministri i Drejtësisë të Hungarisë, Llazllo Troshan.

Më në fund, bëhen të gjallë edhe përfaqësuesit e Unionit Evropian. Komisari për zgjerim, Johanes Hahn, ka kërkuar publikisht sqarim nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

“Sundimi i së drejtës mbetet princip thelbësor për shtetet anëtarë dhe shtetet kandidate. Është kruciale për kredibilitetin e Evropës. Habitem se si Hungaria e përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë, por nuk e konsideron si shtet të sigurt.
Pres shpjegim të qartë për këtë çështje nga Viktor Orban”, tha Han.

Përgjigja erdhi menjëherë. Termi që përdori komisari Han për sqarim të qartë, nuk i pëlqeu zëdhënësit të qeverisë Zoltan Kovaç.

“Shpjegim të qartë? Lexo raportin e marsit të 2018-tës për Maqedoninë tek pjesa rreziku për përfshirjen e politikës në gjyqësor”, tha Zoltan Kovaç, zëdhënës i Qeverisë Hungareze.

Zëdhënësi hungarez nënvizoi pjesën e raportit në të cilën theksohet se duhen akoma përpjeke për të garantuar pavarësi të plotë të gjyqësorit.

Baby Boo