Azerbejxhan, eksploziv i fuqishëm në një klub nate, ka të vdekur


Një person humbi jetën dhe 24 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një lokacion argëtimi në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi dhe zjarri që pasoi ndodhën në një klub nate në rrugën Terlan Aliyarbeyov në qendër të Bakus rreth orës 3:00 të mëngjesit me orën lokale, tha ministria.
Ajo theksoi se ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit u dërguan dhe zjarri u shua shpejt.

Zëvendësministri Etibar Mirzeyev ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer hetime.
Dhjetëra të plagosur janë dërguar në spitale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ehsan Zahidov tha se sipas përcaktimeve paraprake, shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit natyror.

Një deklaratë nga një kompani gazi në vend, Azerigaz, tha se incidenti ndodhi për shkak të një shpërthimi gypi.
Nga shpërthimi janë shkatërruar banesat në pallatin ku ndodhet vendi i ngjarjes dhe automjetet pranë.

Baby Boo