Azerbajxhani fillon ofensivën e egër me përdorimin e armëve me fuqi të madhe shkatërruese


Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit Zakir Gasanov urdhëroi ushtrinë të bënte një plan sulmi ndaj infrastrukturës ushtarako-strategjike të forcave armene në Nago-Karabak me përdorimin e armëve me fuqi të madhe shkatërruese. Ai gjithashtu i tha ushtrisë që të merrte të gjitha masat e mundshme për të çliruar territorin e pushtuar të Azerbajxhanit.

Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit gjithashtu kërcënoi forcat armene se në rast se ushtria Nago-Karabak përdor kompleksin e raketave “Iskander” në ofenzivën ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit do të jepet një përgjigje adekuate.
Në anën tjetër Armenia është kundërpergjigjur nga Ministri i Mbrojtjtes: “Mirësevini në Ferr”.
Situata në Karabak

Situata në Nago-Karabak u përshkallëzua në fund të Shtatorit. Baku dhe Jerevan akuzojnë njëri-tjetrin për shpërthimin e konfliktit. Një gjendje lufte dhe mobilizimi i përgjithshëm është shpallur në Armeni. Një shtetrrethim dhe mobilizim i pjesshëm është bërë edhe në Azerbajxhan. Udhëheqësit e Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Francës u bënë thirrje Jerevanit dhe Azerbajxhanit që urgjentisht t’i japin fund konflikteve dhe të fillojnë negociatat pa parakushte.

https://www.facebook.com/arcrun/posts/3410699972298920

Baby Boo