Azem Kurtaj nuk është kriminel, nuk është si ata, ai ka gjak shqiptari!


Shkruan: Elmedina Ballazhi

Ata na kërcënojnë nuk reagojmë, ata gjuajnë mbi ne, prap nuk reagojmë, por qaq të poshtër jemi sa që pa e dëgju rrëfimin e ushtarit të FSK’së, ne “populli i dashur kosovar” ia bëmë gjyqin atij, e duke e sharë e ofenduar atë.

Pjestari i FSK’së, Azem Kurtaj nga Kaçaniku që u arrestua mbrëmë për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë, ka gjuajtur për vetmbrojtje pasi që është rrethuar nga disa serbë në atë pjesë siç raportohet deri më tani. Qëllimi i serbëve ishte që ushtarit të FSK-së t’i bëhej një video duke ia shqyer uniformën dhe duke e ofenduar atë. Por ai nuk e bëri e ruajti me nder gjakun e babait të tij, dëshmorit, Danush Kurtaj dhe uniformën e shenjtë të FSK’së. Por, menjëherë ka qenë reagimi i nënës së 11- vjeçarit, se ushtari kishte shtënë me armën e tij në asfalt dhe pastaj plumbi qorr ishte drejtuar tek 11 vjeçari, pra i demantoi gojligët.

Disa portale e disa kriminel e udbasha që nuk ia dojnë të mirën Kosovës dhe qasaj uniforme e kanë linçuar Azemin. TURP

Baby Boo