Avokatja me mbulesë emërohet këshilltare e mbretëreshës në Angli


Sultana Tafadar, e cila është fëmija e një familjeje emigrante me origjinë nga Bangladeshi u bë “avokatja e parë për çështje penale me shami” e emëruar “Queen’s Counsel” (Avokati i Mbretëreshës), posti më i lartë që mund të mbajë një avokat dhe në ditët e sotme ajo drejton nismën ndërkombëtare për të luftuar ndalimin e shamisë ndaj avokatëve në Francë.

Sultana Tafadar, e cila vinte nga një pakicë etnike në Angli dhe u emërua në “Queen’s Counsel” më 21 mars, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregon historinë e ngritjes së saj në krye të profesionit të saj pavarësisht të gjitha vështirësive që hasi në hyrjen historike të Gjykatës Old Bailey në Londër.

E lindur në një familje nga Bangladeshi në Luton, afër Londrës, Tafadar mban postin e Këshilltares së Mbretëreshës, e cila ka vetëm 1.928 avokatë në të gjithë vendin, të cilët mund të këshillojnë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.

Tafadar tha se procesi i emërimit në këtë post nuk ishte i lehtë dhe ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë. “Nëse shikoni numrin e grave të emëruara në Këshillin e Mbretëreshës, numri nuk është aq i lartë. Vetëm 575 gra janë emëruar për Queen’s Counsel. Nëse shikoni nga raca e zezë dhe të pakicave etnike, aktualisht janë emëruar rreth 34 gra. Kur bëhet fjalë për gratë me shami, jemi vetëm 2 prej nesh dhe unë jam avokatja e parë penale me shami”, tha ajo.

Duke u shprehur se është shumë e lumtur që është emëruar në këtë pozicion, Tafadar tha: “Është ëndrra e çdo avokati të jetë Queen’s Counsel. Jam absolutisht e kënaqur që jam emëruar në këtë pozicion”.

– “Shumicën e herave pyesnin nëse je përkthyese, por nuk pyesnin nëse je avokate e çështjes”

Duke theksuar se gratë me prejardhje të pakicave etnike dhe gratë me shami përballen me vështirësi të ndryshme në jetën e biznesit, Tafadar tha: “Kur fillova këtë punë, isha e vetmja me shami në gjykatën penale dhe shkoja në gjykatë. Shpesh ndodhte një heshtje e madhe në gjykata dhe ata nuk ishin të sigurt se kush isha dhe çfarë po bëja”.

Baby Boo