Avokati i Skender Krasniqit: Kamerat e objektit do ta vërtetojnë se vr*asja ndodhi aksidentalisht


Avokati i Skender Krasniqit: Kamerat e objektit do ta vërtetojnë se vrasja ndodhi aksidentalisht. Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka thënë se ka komunikuar me të dyshuarin dhe se ai ka deklaruar se vr*asjen e të birit Albert Krasniqi e ka bërë në mënyrë aksidentale.

Avokati Krasniqi ka thënë se kjo mund të vërtetohet edhe nga kamerat që ndodhen në objekt.

“Kam komunikuar që në momentin e parë me Skenderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vr*asjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

Tutje ai ka shtuar se shumë arsye ka se vepra penale e vr*asjes ka qenë pa dashje.

“Ata kanë qenë sëbashku deri në ora 12:00 . Ata kanë qenë babë e bir, raportet e tyre kanë qenë më të thella dhe shumë shokë. Kështu që nga këto arsye dhe arsye tjera do të shohim se nuk kemi të bëjmë me dashje për ta kryer këtë vepër penale”, tha avokati Krasniqi.

Baby Boo