“AVOKATI I SHTETIT KA NEVOJË PËR MË SHUMË RESURSE”, KOCO: TRANSPARENCA NUK ËSHTË NË NIVEL TË KËNAQSHËM


Ende ka nevojë nga resurse njerëzore në Prokurorinë shtetërore, për shkak se ndjehet mungesë, ndërsa kjo është e dukshme kur prokurori shtetëror nuk mund t’i mbulojë të gjitha përfaqësimet në gjykatë, për shkak se është angazhuar edhe në procedura tjera në gjykata të tjera.

Këtë sot e theksoi Vera Koco, ish gjykatësja në Gjykatën Supreme dhe anëtare e Bordit Drejtues të Institutit për të drejtat e njeriut, duke e prezantuar Raportin e dytë për monitorimin e punës së Prokurorisë shtetërore të RMV, për periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2019.

“Në këtë periudhë në gjykatën themelore janë ngritur 1008 procedura, nga të cilat janë të përfunduar vetëm 366 të tilla. Mund të thuhet se numër i madh i procedurave në periudhën e analizës janë ngritur për pagesën e rrogave dhe shtesave të rrogës, avancim në karrierë. Numër i madh i këtyre proceseve kanë qenë kundër MPB-së, 704 procese Prokurorisë Themelore Publike 72 procese e kështu me radhë”, u shpreh Vera Koco, Gjykatëse e pensionuar e Gjykatës së Lartë.

Përfaqësuesja Avokatit të shtetit Andrijana Spivoska, tha se nëse krahasojmë numrin e madh të lëndëve, numri i avokatëve është i vogël.

“Me aq shumë procedura të ngritura, kemi vetëm dymbëdhjetë avokat të shtetit në Shkup. Në vendet tjera kemi nga një, diku kemi dy, diku kemi tre. Në këtë aspekt jemi transparent. Këto janë të publikuar në ueb faqen tonë”, tha Andrijana Spivoska, përfaqësuese e avokatëve.

Ndryshe, ky takim është organizuar nga rrjeti për gazetari hulumtuese “Scoop”, në të cilën u fol edhe për transparencën e institucioneve shtetërore, besueshmërinë dhe punën e avokatëve republikan. Ky projekt sipas organizatorëve mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Baby Boo