Avokati i popullit: Kreditë e shpejta – fajdexhinj të legalizuar?


Një nga problemet më të mëdha për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve janë kreditë e shpejta. Avokati I Popullit, Jovan Andonovski, në intervistën e së dielës ka sqaruar ankesat e qytetarëve dhe cfarë kurthesh juridike fshehen gjatë premtimeve përmes telefonit se për gjysmë ore mund të kërkojnë dhe t`u mbërrijnë para të shpejta.

“Ankohen se kamata mbërrinë edhe deri në 50 apo 100% të shumës së përgjithshme që kanë marrë si kredi. Kemi një situatë ku një qytetar erdhi në zyrën time, I cili për 30.000 euro duhet të kthejë 60.000 euro. Sipas meje bëhet fjalë për fajdexhinjë të ligjshëm, kurse fajdet ndalohen me ligj. Fatkeqësisht si institucion nuk kemi kompetenca ndaj subjekteve private, por Ministria e Financave duhet të bëjë mbikqyrjen e punës së tyre” – tha Andonovski.

Avokati I Popullit, Jovan Andonovski, ka theksuar se qytetarët shfrytëzues të kredive të shpejta, përballen edhe me kërcënime dhe presione.

“Nëse menjëherë nuk e paguajnë shumën, kërcënohen se jo vetëm që nuk do t`u ndalet rritja e kamatave, por do t`u merret prona private. Si do të zbatohet kjo është cështje tjetër, por thonë se lajmërimet kanë të bëjnë me kërcënime për dhunë. Numri I tyre është dyshifror dhe u kemi thënë që rastet t`i denoncojnë në MPB” – tha Jovan Andonovski.

Gjatë krizës energjetike, qytetarët më së shumti ankohen për të drejtat e konsumatorëve, por edhe për llogaritë e larta muajve të fundit për rrymën elektrike – thotë në intervistë Avokati i Popullit, Jovan Andonovski.

“Qytetarët për një kohë ishin të hutuar lidhur me atë se sa është rritur çmimi I energjisë elektrike, për shkak se përqindja zyrtare ishte publikuar nga KRRE-ja, por duke llogaritur kemi fituar llogari shumë të larta. KRRE-ja që rregullisht njofton qytetarët për cdo ndryshim të rrymës, derivative të naftës, ngrohjes, nuk ka arritur që në mënyrë transparente të njoftojë se për disa herë rritet shuma për transmetimin dhe distribuimin. Disa prej tyre janë rritur edhe për 300%” – tha Jovan Andonovski, avokat i popullit.

Andonovski, sic percjell KlanM, thotë se si institucion, përmes shkresës, kanë kërkura nga KRRE-ja të intervenojë. Fatkeqësisht, sic thotë ai, kanë kaluar disa javë dhe nuk ka asnjë përgjigje. /KlanMacedonia/

Baby Boo