Avokati i Popullit: EVN faturon llogari paushalle


Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturave shumë të larta nga ana e EVN-së kryesisht dhe në këtë drejtim ai potencoi se duhet të intervenohet urgjentisht.

Operatorët që bëjnë furnizimin me energji elektrike janë të obliguar që një herë në vit të bëjnë leximin e matësit të energjisë elektrike, theksoi Zyberi.

Evn faturon llogari paushalle pa e lexuar matesinë e energjisë elektrike dhe jo çdoherë faturat e muajit pasardhës korigjohen prandaj Avokati i Popoullit do të ngrejë iniciativën që këto operatorë të bejnë leximin më të shpeshtë të matësve nëse jo për çdo muaj së paku në dy muaj që të tejkalohet kjo problematikë, deklaroi Zyberi.

Baby Boo