Avokati i Milaim Zekës thotë se deputeti nuk e kërcënoi prokurorin


Avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, ka arsyetuar deklaratën e klientit të tij në emisionin DPT të Fidani, e cila nga Prokuroria Themelore e Prishtinës u pa si kërcënuese. Për të njëjtën deklaratë, deputeti Zeka, u arrestua sot.

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, të ftuar janë avokati i Zekës dhe gazetari Parim Olluri. Ky i fundit ka raportuar për mashtrimet me vizat, për të cilën është ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Nismës nga prokurori Afrim Shefkiu.

Avokati Halilaj ka thënë se mbrojturi i tij nuk e ka kërcënuar prokurorin Shefkiu, transmeton Gazeta Express.

Sipas avokatit, kur Zeka ka thënë se do të merret privatisht me prokurorin, ka nënkuptuar se do t’i bëjë padi civile.

“Z. Zeka nuk është njëri që kërcënon dikë. Ai ka dashur të thotë se do të bëjë padi civile”, ka thënë Halilaj në Frontal. /Express/

Baby Boo