Avokati i Fjollës: Ajo u arrestua në mënyrë çnjerëzore, po kërkohet ekstradimi i saj në Shqipëri për “trafikim me armë”


Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në lagjen “Emshir” të Prishtinës nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë.

Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë për trafikim të armëve dhe municionit.
Lidhur me rastin, Indeksonline ka kontaktuar avokatin e saj, Fanol Krasniqi i cili ka treguar se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”.

“Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kuksit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm.

Baby Boo