Avokati do të kërkojë lirimin e Thaçit me kusht


David Hooper, avokati mbrojtës i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata që të ia mundësojë Thaçit mbrojtjen në liri. Hooper ka thënë që do të dërgojë mocion për lirimin me kusht të Thaçit.

“Pyetja që do bëjmë ne është: A e meriton ky person të qëndrojë i paraburgosur apo jo? Duke pasur parasysh edhe prezumimin nga kjo Gjykatë që prezumohet liria përveç rasteve kur ka disa arsye për të justifikuar paraburgimin”, ka thënë Hooper.

Ndërkohë, sot ka qenë paraqitja e parë e Thaçit para Gjykatës. Ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, i ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij, gjatë paraqitjes së tij të parë në Gjykatën Speciale. “I nderuar gjykatës, aktakuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht”, ka deklaruar Thaçi.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka pyetur nëse pafajësia e Thaçit po deklarohet për të gjitha akuzat, ndërsa ish-presidenti ka përsëritur deklaratën. “Akuzat krejt të paqëndrueshme. Deklarohem për të gjitha pikat e aktakuzës si i pafajshëm”, ka theksuar Thaçi.

Baby Boo