Avokati Berisha për rastin “Monstra”: Po ndiqen si shqiptarë, nuk e kanë kryer krimin


Alil Demiri, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, është kapur më 23 gusht nga Policia e Kosovës.

Ndaj Demirit kishte urdhërarrest ndërkombëtar, mirëpo një ditë më vonë, ai është liruar.

Në lidhje me këtë, avokati Besnik Berisha ka thënë se ishte arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të kundërligjshme.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se kërkesa e autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij tashmë është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat.

Rasti “Monstra”: Arrestohen në Kosovë Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri

“Alil Demiri, së bashku me Afrim Ismailin, të dy i kam shoqëruar në procedurat e ekstradimit të ndarë veç e veç tani, por dikur ka qenë procedurë e përbashkët. Dënimi i formës së prerë në këtë fazë, nuk mund të ekstradohen në Maqedoni. Është proces i mbyllur”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, po “ndiqen që janë shqiptarë e jo që e kanë kryer krimin”.

Janë shqiptarë padrejtësisht të arrestuar, krim që është kryer nga shërbime sekrete”, ka deklaruar avokati në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se me këtë rast, Kosova ka manifestuar një sjellje të një shteti demokratik, që primare nuk e ka se kush është individi apo krimi për të cilin kërkohet, por për të drejtat universale.

Baby Boo