Avokati Alispahiq kërkon që ta shkarkojë Gjykatësen LLalliq dhe e njejta të përgjigjet penalisht


Avokati Asmir Alispahiq në shtator ka ngritur kallzim penal deri te Prokurorija Publike e Shkupit dhe ka paraqitur kërkesë për shkarkim deri te këshilli Gjyqësor për gjykatësen e lëndëve penale Sofia LLalliq e cila avokatin Asmir Alispahiq e dënoi me 2000 euro për shkak se e ofendoi në “Facebook” duke i thënë “Gjykatësja svarofski”.

Ai në profilin e tij të Facebookut ka shkruar:”Gjatë kohë mendova a ta shpërndaj me ju, mirëpo për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, ofendimeve dhe shpifjeve ndaj meje personalisht (integritetin dhe sinqeritetit tim) si dhe ndaj familjes time nga anja e gjykatëses sfarovski Sofija LLalliq, ju informojse janë paraqitur:

1.Kërsesë për vërtetim të përgjegjësisë deri te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë Veriore!

2.Kallëzim penal deri te Prokuroria Publike Shkup për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pres nëafat sa më të shpejt të vërtetohet baza e kërkesave /kallzimit penal. Këshilli Penal e pranoi ankesën e avokatit dhe vlerësoi se Alispahiq nuk do ta paguaj dënimin me para në vlerë prej 2000 euro.

Këshilli konstatoi se LLalliq në mënyrë të padrejtë Nenin 88 paragrafi 1 të Ligjit për Procedur Penale kur ka konstatuar se egziston ofendim ndaj Gjykatës dhe ndaj Asmir Alispahiq. pothuajse para dy muajve, LLalliq e dënoi avokatin për shkak të publikimit të statusit në profilin e tij të Facebook-ut, në të cilin shkroi:”Gjykatësja svarovski Sofija Llaliq është fundrina e gjykatësve, sa më shpejt të shkarkohet”.

Nga Këshilli përfunduan se statusi në Facebook nuk mund të lidhet me Procedurën Penale e cila zhvillohet në Gjykatë.

Baby Boo