Avokatët kërkojnë lirimin e të akuzuarve për rastin e 27 prillit


Sot në Gjykatën Penale ka vazhduar procesi gjyqësor për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në bankën e të akuzuarve ishin ulur 33 persona, deputetë, ish-funksionarë, persona publik, policë, prej të cilëve 31 gjykohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa 2 persona për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.

Në seancën e sotme avokatët e të akuzuarve Ivan Cvetanovski dhe Dragan Peshev, thanë se Prokuroria për veprën e njëjtë deri tani kanë dhënë katër kualifikime. Avokatët thanë se Prokuroria ka pasur mjaft kohë për të kualifikuar veprën dhe punën e tyre e kanë bërë në mënyrë të gabuar.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve në fjalimet e tyre thonin se lënda për këto ngjarje është e motivuar politikisht dhe të akuzuarit duhet të lirohen./Pacensure

Baby Boo