“Avokat natën e mirë, nuk qenkeni në damarin e duhur”, gazetarja në Shqipëri ia ndërpret intervistën avokatit


Avokat Spartak Ngjela i cili shpesh herë pretendon se ka informacione nga FBI, komentoi mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar që dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Reagimi i fortë i SHBA, sipas Ngjelës tregon se në Tiranë kemi një konflikt të fortë ruso-amerikan.

“Derisa hynë politika amerikane, ka ndërhyrje të huaja. Naivë jemi ne? Ka ndërhyrje të huaja. I ke parë ku ka ndërhyrë Rusia te ato shtetet e tjera? Nuk e di nëse ka ndërhyrë këtu, por skema është e njëjtë. Nëse ato që u ngjitën nëpër shkallë dhe t’i kapnin do i vrisnin. Derisa flet politika amerikane nuk ka lidhje aq shumë me Shqipërinë. Ka një konflikt të madh ruso-amerikan në Tiranë, e dini ju? Konflikti është i vërtetuar. E ka përmendur politika amerikane disa herë. Ky është fakt. Të shikojmë si do të precipitojnë ngjarjet” deklaroi ai.

Por përse SHBA është përqendruar te goditja e Berishës? “Është non grata. Nuk ka më besim. Ai nuk ka lidhje fare me Amerikën. Ai bën gjithë këto lëvizje, anti-amerikane. Duhet të rrijë i qetë, në punën e tij, i ka rënë halli dhe të shkojë ta zgjidhë me ligj. Është e turpshme. E gjithë revolta e Saliut është sepse është non grata”.

Po pjesa që e mbështet Berishën? “800 veta. Shqipëria është një vend i korruptuar. Ai është non grata. Fakti që është non grata, ka konflikt me politikën amerikane dhe nuk e zgjidhin revoltat në Shqipëri. Përse nuk e çoi në gjykatë amerikane aktin juridik? Se nuk kishte prova. Dështoi. E pe si dështoi herën e fundit”.

Si e parashikon avokat fundin? “Basha do të ngjitet lart, Berisha nuk ka ku të shkojë më poshtë, po vazhdoi do të ketë fund të dëshpëruar. Pushtetin juridik e ka Basha, ky (Berisha) ka çelësat e kashtës. Basha po rigrupon të djathtën, shumë mirë po bën. Nuk është vetëm Basha, por ka edhe përkrahjen amerikane. Berisha duhet të ikë në shtëpi” tha ai.

Por intervista nuk shkoi deri në fund ashtu sikur nisi dhe gazetarja Juli Xhokaxhi e ndërpreu duke i mbyllur fjalën në mes të bisedës avokat Ngjelës, që njihet si personazh kontrovers.
“Avokat natën e mirë, faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi. Nuk qenkeni në damarin e duhur sonte. Faleminderit. Vazhdojmë me informacione të tjera. Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste” ishte përgjigja e drejtueses së “Radarit Informativ”, pasi Ngjela e kaloi “cakun” me aludimet dhe insinuatat.

Baby Boo