Avokat i Popullit, Ziberi me deklaratë solemne para kreut të Kuvendit


Tashmë Avokati i Popullit Naser Ziberi sot pritet të jep deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Ziberi u zgjodh ombudsman në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore më 25 janar të këtij viti. Ai do të pasojë Ixhet Memetin i cili drejtoi këtë institucion për 16 vjet pra dy mandate me nga tetë vjet.

Ziberi lindi në vitin 1961. Ai u diplomua në vitin 1985 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2010 ai dha provimin e jurisprudencës. Në periudhën nga viti 1986 deri më 1990 ka punuar si gazetar në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”. Në zgjedhjet e para parlamentare në vitin 1990 por edhe në zgjedhjet në 1994 dhe 1998 ai u zgjodh si deuptet.

Nga 1996 deri në 1998 Ziberi ishte gjithashtu Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendës kryeministër. Ziberi në zgjedhjet e fundit parlamentare në qershor të vitit të kaluar ishte propozuar nga BDI si kandidat për kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo